Kuçi: Natyrisht se PDK dëmtohet nëse Limaj e Krasniqi bëjnë parti
Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi për herë të parë ka pranuar se largimi i Limajt e Krasniqit mund ta dëmtojë PDK’në. Ai ka thënë se nëse Limaj dhe Krasniqi formojnë parti, natyrisht se do ta dëmtojnë PDK’në.
Kuçi ka thënë se nuk e sheh vetën si ndërmjetësues mes Limajt e Krasniqit në njërën anë dhe me Thaçin në anën tjetër. Kuçi: Limaj e Krasniqi mund të kthehen qysh sonte në pozitat që i kanë pasur
Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se s’ka asnjë problem nëse Limaj dhe Krasniqi për t’u kthyer në pozitat udhëheqëse në PDK.
Ai ka thënë se proceduralisht s’ka asnjë problem për t’u bërë rokadat në udhëheqjen e PDK’së.
Sipas tij, prej sonte mund të mbetet pa pozitat që kanë Basri Musmurati si Sekretar dhe Kadri Veseli si Nënkryetar i Parë.
“Proceduralisht nuk ka asnjë problem”, ka thënë ai.
“Nuk ka nevojë për Konventë të re. Kryesia mund ta bëjë”, ka thënë ai.
____________________________________________________
Hajredin Kuçi e ka shpikur një metodë të re për t’i kthyer në pozitat paraprake Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn.
Ai ka thënë se prej sonte nëse ata dëshirojnë mund të kthehen në pozitën e Nënkryetarit dhe Sekretarit të PDK’së.
“Nëse z. Krasniqi dhe Limaj, që sonte mund t’i kenë postet që i kanë pasur”, ka thënë ai.
Hajredin Kuçi ka thënë se Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi janë ende në PDK.
Ai ka thënë se konceptualisht janë njësoj si me PDK’në.
“Ata janë në PDK”, ka thënë Kuçi.
“Nuk është PDK parti moniste. Ka edhe mendime të kundërta”, ka shtuar ai.
Kuçi: PDK u dëmtua nga përçarjet e brendshme dhe nga lazdrimi i kandidatëve
Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se partitë tjera por edhe PDK janë bashkuar në zgjedhjet lokale për të dëmtuar kundërshtarin në aspektin nacional.
Ai ka thënë se kjo është parë në Mitrovicë, ku të gjitha partitë ishin bërë kundër PDK’së.
Kuçi ka thënë se edhe PDK ka ndjekur të njëjtin model.
“Edhe PDK s’ka qenë më i mirë. Politika po bëhet me matematikë”, ka thënë Kuçi, në Rubikon të KTV’së.
Ai ka shtuar se në PDK ka pasur përçarje para zgjedhjeve lokale.
”Faktori i parë, logjika që ka pasur brenda PDK’së. PDK po e fiton Kosovën e si në po e fitojmë PDK’në”, ka thënë ai.
“Ka pasur përçarje”, ka shtuar ai.


