FITORJA

Kuçi: Na intereson një Maqedoni e qëndrueshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë, 16 maj – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar gjatë një vizite në Tetovë se Kosova është e interesuar që Maqedonia të jetë një shtet i qëndrueshëm dhe funksional.

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Evropës Juglindore, Kuçi është shprehur kundër tensioneve, të cilat sipas tij vetëm sa do t’i shkaktonin dëme vendit dhe gjithë rajonit.

Sipas raportimeve të “REL”, Kuçi ka sugjeruar dialogun si mënyrën më të mirë për zgjidhjen e problemeve, qofshin ato ndëretnike apo të ndonjë natyre tjetër.

“Për konfliktet nuk duhet të kontribuojë askush, përkundrazi, duhet të punohet në rrugë institucionale dhe demokratike.

Për konfliktet nuk duhet të kontribuojë askush. Përkundrazi, duhet të punohet në rrugë institucionale dhe demokratike që ato të zgjidhen.

Zv.kryeministër i Kosovës me forcat politike dhe aktorët ndërkombëtarë që ato të zgjidhen”, ka thënë Kuçi.

Uji Dea

Ministri kosovar i Drejtësisë është shprehur gjithashtu se krizat e vogla do të sillnin kriza më të mëdha, fundi i të cilave sipas tij do të ishte me të vërtetë “i tmerrshëm”.

“Kosova është e interesuar që Republika e Maqedonisë të jetë një shtet funksional, demokratik dhe që respekton të drejtat e qytetarëve të vetë, si Marrëveshjen e Ohrit dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare”, ka vijuar më tej Kuçi.

Deklarata e Kuçit i është referuar në veçanti tensioneve ndëretnike të ngritura në Maqedoni pas vrasjes së pesë të rinjve maqedonas, krim për të cilin u arrestuan 20 shqiptarë të konsideruar si islamikë radikalë.

Megjithatë, pak ditë më vonë shumica e personave të arrestuar u liruan, duke bërë që të shfryheshin akuzat e ministres së Brendshme Gordana Jankullovska për terrorizëm.

Kundër këtyre arrestimeve në Shkup dhe Tetovë u mbajtën janë e kaluar protesta nga komuniteti shqiptar, që kundërshtoi “proçeset e montuara ndaj shqiptarëve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.