UBT

Kuçi mohon ndërrimin e kryenegociatores Tahiri

/ 3 minuta lexim
KV

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ka thënë sot se në Qeverinë e Kosovës nuk është biseduar dhe as nuk është marrë ndonjë vendim për ndonjë emër të ri, i cili do të udhëheq delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, duke mohuar kështu ndërrimin e udhëheqëses së deritanishme, Edita Tahiri.

“Nuk është marrë asnjë veprim juridik, as nga kryeministri e as nga dikush tjetër, për ndryshimin e këtij pozicioni. Kosova e ka qëndrimin e qartë që duhet fillimisht të ndryshojë politika përballë dialogut, që nënkupton se duhet të zbatohet të arriturat apo konkluzionet e deritashme dhe të tregohet një vullnet i mirë dhe të ruhet cilësia në dialog, e pastaj të shohim mundësitë të vazhdimit të dialogut. Dhe kjo nuk ka të bëjë me pozicionin aktual të kryenegociatores”, ka thënë Kuçi për RTV21.

“Ne nuk e kemi menduar ndryshimin e pozicionit aktual të zonjës Tahiri në asnjë rast deri më tani. Në të ardhmen varet si do të zhvillohet politika, por ajo që jam i bindur është se kapacitetet politike të Kosovës duhet të përqendrohen në politikën që do ta përfaqësojë Kosovën dhe jo qëndrimet individuale. Nuk varet shumë nga individët që do të jenë aty. Unë nuk kam pasur dhe as nuk kam ndonjë interes të veçantë politik në këtë punë”, ka thënë Kuçi.

Uji Dea

Si zëvendësim i kryenegociatores Edita Tahiri janë përmendur disa emra brenda Qeverisë së Kosovës. Është përmendur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, këshilltari i kryeministrit Thaçi, Bekim Çollaku dhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, gjë që u mohua nga vetë Kuçi.

“Nuk e shtroj çështjen në kuptimin personal. Nëse duam të jemi aty, duhet së pari ta kemi mbështetjen politike dhe aktivitete që do të shtrohen në Qeveri dhe Kuvend edhe në kornizën kushtetuese që ne e kemi. Unë nuk them që i iki përgjegjësisë, nëse kjo kërkohet në vendin tim, por do të them që një punë e tillë nuk paraqet ndonjë interes të veçantë për mua. Nëse do të ketë ndryshime, atëherë ato do të jenë me siguri cilësore. Nuk ka asnjë vendim momental për ndryshimin e pozicionit të ndokujt”, tha Kuçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.