Kuçi: Liberalizimin e vizave e meritojmë

Sipas tij procesi i liberalizimit do ta ndihmonte Kosovën në realizimin e synimeve të saj në rrugën drejt BE-së.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Gjatë takimit Kuçi e ka njoftuar mysafirin lidhur me adresimin e sfidave të Raportit të Progresit, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kurse shprehu nevojën e domosdoshme që liberalizimi i vizave të përmbyllet si proces, meqë sipas tij obligimet e dala janë përmbushur nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij procesi i liberalizimit do ta ndihmonte Kosovën në realizimin e synimeve të saj në rrugën drejt BE-së.
Nga ana e tij. ambasadori Pfandler shprehu vlerësimin e tij për vazhdimin e dialogut si instrument tejet i rëndësishëm për të ardhmen e te dyja vendeve, si rrugë e vetme përpara, transmeton Klan Kosova.