ARKATANA

Kuçi: Kompetencat e EULEX nuk do t’i kalojnë UNMIK’ut, por institucioneve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi tha se UNMIK-u e ka përfunduar mandatin në Kosovë në vitin 2008 dhe pjesa e mbetur e këtij institucioni ndërkombëtar duhet të shpërbëhet.

Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë zyrë të OKB-së si në çdo vend tjetër. Ky ishte reagimi i ministrit të Drejtësisë pasi mediat në Kosovë thanë se pritet që në qershor të këtij viti të bëhet rikthimi i kompetencave për sundimin e ligjit nga EULEX-i tek UNMIK-u.

FIDANISHTJA

Sipas mediave, kjo do të ishte dërrmuese për Kosovën dhe institucionet janë të vetëdijshme për këtë fakt, por heshtin, pasi kanë frikë të pranojnë disfatën për t’u legjitimuar si shtet.

Por, këtë e mohoi ministri Hajredin Kuçi përmes deklaratës së tij, që në fakt është reagimi i parë zyrtar i autoriteteve për këtë çështje. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë mandat shtesë dhe çdo transferim kompetencash në fushën e drejtësisë nga EULEX-i duhet dhe do të bëhet tek institucionet vendore dhe tek askush tjetër. /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.