RCCOLA

Kuçi: Gazetarët nuk mund të forcohen juridikisht më shumë se kaq

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Anëtarët e Komisionit parlamentar për media duan dëgjim publik dhe harmonizim me Kodin e procedurës penale për të përkrahur Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.

Ata do ta përkrahin këtë projektligj vetëm nëse ai rregullon diçka që nuk është e rregulluar deri më tani me ligj. Këto ishin arsyet, pse ky komision të mërkurën e shtyu shqyrtimin e këtij Projektligji për javën e ardhshme.

RCCOLA

Ndërkaq zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, konsideron se gazetarët janë të mbrojtur shumë dhe juridikisht nuk mund të forcohen më shumë se sa aktualisht, shkruan Koha Ditore.

“Respektoj iniciativën e deputetëve dhe të drejtën ligjore për të marrë iniciativën për inicimin e ligjeve, por e them me përgjegjësi të plotë dhe besoj që edhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës pajtohet me mua që gazetarët në Kosovë kanë garanci të plota që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme. Dhe jo vetëm me nenet e kodit, por janë sforcuar edhe në nenin e kodit të procedurës penale”, ka thënë Kuçi.