Fundamenti

Kuadro të reja të profileve të ndryshme i bashkohen PDK-së në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Partisë Demokratike të Kosovës sot i janë bashkuar kuadro të reja të fushave të ndryshme. Ata janë prezantuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Me këtë rast Veseli ka thënë se përmes kësaj synohet të përçohet mesazh të një shteti modern, mesazh të cilin e përçon Partia Demokratike e Kosovës.

“Së bashku me kolegë, nënkryetarin, kryetarin dhe kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, synojmë të përçojmë një mesazh i cili është i një shteti modern, një shteti perëndimor, i cili po e përçon edhe Partia Demokratike e Kosovës, anë e kënd Republikës së Kosovës. Ky është vizioni jonë, jo vetëm në Kamenicë, vizioni jonë do të jetë nga Kamenica në Prizren, nga Kaçaniku në Mitrovicë, një vizion i fitores dhe forcimit të Kosovës, shtet i pavarur, sovran, i forcimit të ekonomik, forcimit të një shteti ligjor, një ndërmarrësi e cila është e fuqishme e këtyre kategorive intelektuale, morale, akademike të cilat i ka vet Republika e Kosovës.”, ka thënë Veseli.

Hidromorava

Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është parti e të gjithëve të cilët punojnë në forcimin e shtetit të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës është partia jonë. Është parti kombëtare, është parti e qendrës së djathtë, është parti e ndërmarrësve, është parti e doktorëve Driton, është parti e doktorëve të shkencave Alban, sigurisë kombëtare, se edhe emrin e mire. Është parti e luftëtarëve të krenarisë sonë kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është parti e juristave, është parti e ndërmarrësve si Graniti, të cilët janë të jashtëzakonshëm edhe punojnë më ndershmëri dhe mbajnë shtetin tonë në zhvillim, forcim në një të ardhme të sigurtë, kjo është Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Emrat që u prezantuan si aderime të reja nga Kryetari Veseli ishin, Maliqi, doktor i stomatologjisë, Granit Berisha, ndërmarrës i suksesshëm i Komunës tonë, Mevlush Kallaba, veteran i UÇK-së, Artan Dërmaku, ekonomist, Alban Maliqi, doktor shkence i mbrojtjes kombëtare, Rrezarta Krasniqi, master juriste, Agon Ahmetaj, afarist./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.