Fundamenti

Ku është ligji për “Trepçen” kryeministër?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Me gjithë rritjen e prodhimit ndërmarrja “Trepça” vazhdon të ketë afarizëm shumë të ulët në krahasim me potencialet që ka ndërmarrja.

Njohës ekonomik thonë se “Trepça” duket të kalojë në duart e Qeverisë së Kosovës dhe të trajtohet si ndërmarrjet e tjera publike, shkruan Tribuna.

Fundamenti

Ndërkaq, Komuna e Mitrovicës ka kërkuar që sa më shpejt të miratohet Ligji për “Trepçën”, në mënyrë që sipas tyre, të shpëtohet kjo pasuri shtetërore.

Mirëpo, krejt këto kërkesa nuk po i dëgjon fare Qeveria e Kosovës e cila deri tash, nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për të ardhmen e “Trepçës”.