Fundamenti

Ku është Gili, janë bashkatdhetarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ka kohë që këngëtarja e njohur Gili u këndon bashkatdhetarëve, dhe këtë sezon ajo është më e angazhuar se kurrë nëpër koncerte e mbrëmje muzikore ku po mirëpritet nga bashkatdhetarët.

Tani bashkatdhetarët tanë janë kthyer në atdhe dhe nëpër mbrëmje muzikore sallat po mbushen nga ta të cilët me pasion e dëgjojnë këngën shqipe.

“Sa herë që jam nëpër koncerte, kudo nëpër Kosovë vendet po mbushen plot me bashkatdhetarë, të cilët po më bëjnë të ndjehem mjaft mirë”, ka thënë ajo për “Zërin”.

ARKATANA

Kënga që po pëlqehet më së shumti nga bashkatdhetarët është “Haku i nënës” të cilën Gili e lansoi gjatë këtij viti. Që nga lansimi kjo këngë vazhdon të mbetet një hit dhe sipas Gilit kudo nëpër mbrëmje kërkohet kjo këngë.

Ndërkaq në të ardhmen Gili ka në projekt edhe një këngë dhe klip tjetër të cilin do ta lansojë më vonë. “Dëshiroj që adhuruesit e mi tani ta shijojnë në maksimum ‘Hakun e nënës’ dhe pas një kohe do të realizoj projektin e radhës”, shton ajo.

Mbase angazhimet muzikore Gilit i sjellin edhe lodhje, por ajo ka menduar që kah fundi i muajit gusht të kalojë disa javë pushimi jashtë vendit. “Pushimet gjithnjë i kalojmë jashtë vendit, qoftë në Turqi, Greqi, Ulqin apo edhe Shqipëri, mirëpo edhe pse kemi vendosur që pushimin ta bëjmë në muajin gusht, ende nuk kemi caktuar vendin se ku do të shkojmë”, përfundoi Gili.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.