Mobi Casa

Ku e lamë e ku na mbeti

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Avdyl Aliu – E kam pas më herët një shkrim të titulluar “edhe ne jemi Gjilan”. Këtë e pata shkruar duke u nisur nga ajo që asgjë, as edhe një cent i vetëm nuk ishte investuar asokohe në Zabelin e Sahit Agës. Këtë shkrim e pata bërë dikund në shtator të vitit 2010. Tash, kur jemi në prill të vitit 2013 kjo ende qëndron , dmth edhe sot e asaj dite as një cent investim në lagjen Zabeli i Sahit Agës.

Titulli i atëhershëm “edhe ne jemi Gjilan” tash do të duhej ishte “Gjilani s’është kërkah”.

Të përkujtojmë se në kohën e qeverisjes së LDK-së në këtë lagje me atë pak buxhet që e kemi pas patëm kryer disa punë të rëndësishme: patëm asfaltuar dy rrugët kryesore të Zabelit, të parën për në qendër të qytetit dhe tjetrën për në lagjen Arbëria, ndriçimin e rrugëve (jo të gjitha), projektin e kanalizimit për një pjesë të mirë të lagjes, ujësjellësin etj.

Duhet t’iu përkujtojmë se ujësjellësi ka qen problem shumë i madh që e kemi zgjedhë asokohe. Shumë qytetarë të Zabelit asokohe luteshin të binte shi e kur binte shi mbushnin ujë nga olluqet e shtëpive dhe kështu e përdornin ujin për nevoja higjienike.

Në kohën e asaj qeverisje edhe u ble toka për shkollën në të cilën sot vijojnë mësimet fëmijët e Zabelit të Sahit Agës, asokohe edhe e patëm gjet donatorin. Pra, e shprehur figurativisht ne e kemi blerë tepsinë, harçin, e kemi gatuar piten , e kemi shti me pjekë edhe dikush tjetër (qeveria e sotme komunale) veç e ka nxjerrë hazër piten prej shporetit edhe thotë: ja, unë ju bana pite.

Sot , kur buxheti komunal është shumëherë më i madh se i atëhershmi, nuk ka asnjë cent investim në Zabel.

Këta qytetarë nuk kanë reshtur së paguari tatim në pronë, pagesa në emër të rregullimit të tokës ndërtimore, taksa për vetura dhe të gjitha obligimet tjera që i kanë pas, edhe sot vazhdojnë të paguajnë. Nga kjo lagje ka edhe biznese të mira dhe të qëndrueshme të cilat gjithashtu paguajnë dhe ndikojnë shumë në mbushje të buxhetit edhe komunal edhe qendror.

Këto mjete nga ky buxhet, në kushte normale dhe në vende normale i kthehen qytetarit në formë të investimeve të ndryshme duke përmbushur nevojat e qytetarëve të Zabelit ( të cilat janë të shumta).

Shtrohet pyetja ku kanë shkuar këto mjete? Përgjigja është e thjeshtë ,ato janë dikund në Skenderaj, Drenas , Pejë apo gjetiu por jo në Gjilan dhe jo në Zabel të Sahit Agës. Një pjesë e vogël e tyre që mbetet për Gjilan ato mjete kanë shkuar në mënyrë selektive në përmbushje të interesave të militantëve të PDK-së.

Hidromorava

Në listën e projekteve të financuara nga Granti Malisheva e Kryetarit ka përfituar në projekte të ndryshme 419.959 euro ndërsa Zabeli i Sahit Agës ka përfituar zero euro investime.

Në asnjë mënyrë nuk dua të them këtu se nuk ka qen dashtë të investohet në Malishevë, përkundrazi bile-bile Malisheva ka edhe nevoja të tjera të arsyeshme të cilat duhet shpejt të zgjidhen, mirëpo ajo që dua të them është se Komuna ka qen dashtë njëjtë të angazhohet dhe të sjell projekte edhe në vendbanimet dhe lokalitetet tjera pa e dëmtuar Malishevën .

Gjilani për këto vite të kësaj qeverie nuk është duke e marrun as për së afërmi atë që i takon. Do të ishte e ndershme nga Kryetari i Komunës që rastin e Kravaricës ta bëjë model për gjithë Komunën e Gjilanit dhe të çlirohet nga ndërgjegjja e cila e rëndon shumë për shkak të premtimeve pa mbulesë që i ka dhënë.

Fatin e Zabelit të Sahit Agës e kanë edhe shumë vendbanime të Komunës së Gjilanit si Kravarica, Zhegra ,Llashtica, Nasala etj etj. Nuk ka ndonjë Komunë tjetër që kontribuon më shumë se sa Gjilani në mbushjen e buxhetit të Kosovës, dmth Gjilani prinë në këtë aspekt, e si shpërblehet për këtë , po e shohim të gjithë ne .

Kjo nuk mund të kuptohet dhe të quhet ndryshe veç se DISKRIMINIM.

A është e drejtë kjo? Në këtë pyetje duhet të përgjigjen qytetarët e Zabelit të Sahit Agës po edhe qytetarët e gjithë Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e radhës.
E treta e vërteta thonë populli, qe dy palë zgjedhje kjo qeveri i ka kënaqë qytetarët me premtime nga më të ndryshmet që thonë prej gjilpane e deri n’hekurudhë , hahahahah ,mu kujtua hekurudha, merreni me mend premtimin për hekurudhën nëpër Gjilan, o Kryetar a po ju punon treni ?

Komuna e Gjilanit mban përgjegjësi për të siguruar një të ardhme (edhe të tashme) më të avancuar, mban përgjegjësi për të plotësuar nevojat (bile ato më elementaret) të qytetarëve pa dallim (edhe të kësaj pjese të qytetit).

(Avdyl Aliu është këshilltar Komunal në KK Gjilan nga LDK-ja)