Hidromorava

Kthimi i Haradinajt do ta ‘shkundë’ skenën politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kthimi i liderit të AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinajt, pritet t’ua japë një dinamikë të re zhvillimeve politike në vend. E sipas analistëve kjo do të ndikojë edhe në çështjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do t’u japë hov zgjedhjeve të parakohshme qendrore. Figura e tij si politikan në skenën politike do të marrë rritje pompoze, duke shkundur kështu shumë procese politike në vend.

UBT

Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike, të cilët vlerësojnë se rishpallja e pafajësisë së Haradinajt do ta rrisë ndikimin e tij politik, duke zgjeruar fuqinë e tij në hapësirën elektorale dhe duke lënë mundësi për ndryshime drastike në rezultatet e zgjedhjeve qendrore. Sipas analistëve kthimi i kreut të AAK-së do të ndikojë edhe në forcimin e opozitës, e cila parashihet të jetë edhe më këmbëngulëse në kauzën e saj karshi Demarkacionit.

Në anën tjetër në opozitë mendojnë se kthimi i Haradinajt do të shërbejë si vetëdijesim i Qeverisë për fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i e që janë ende aktive. Kurse AAK-ja shprehet e bindur se tani pas lirimit të Haradinajt do të pasojnë ndryshime në vend./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.