FITORJA

Kthehet Skënderi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-sekretari i suspenduar i Ministrisë së Infrastrukturës, Skënder Gashi, do të kthehet në ministri. Jo si sekretar, por si drejtor i ndonjë departamenti.

Vendimin për këtë punë e ka marrë Kryesuesi i Këshillit për Emërime të Larta – zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi. Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se të gjitha pozitat e drejtorëve janë të zëna.

Ministria e Infrastrukturës ka filluar t’i kthejë zyrtarët e saj disa kohë pasi i ka suspenduar. Pas drejtorit të prokurimit, i cili u kthye në këtë ministri para një jave, tash po kthehet ish sekretari i ministrisë Skënder Gashi. Jo si sekretar, por si drejtor në njërën prej departamenteve.

Gashin, ministri Fehmi Mujota e largoi nga pozita e sekretarit, për keqpërdorim detyre, keqmenaxhim e shumë akuza të tjera, prapë do të punojë në këtë ministri.

Fundamenti

Vendimin e ka nënshkruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, si kryesues i Këshillit për Emërime të Larta.

Por Gashi që pretendonte se Mujota e pati larguar nga puna vetëm se e kishte mbrojtur LDK-në, pasi nuk ishin të së njëjtës parti, nuk do të gëzojë më privilegjet si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, pozitë kjo të cilën e mbajti deri në janar të vitit 2012.

Në vendimin e nxjerrë këtë javë nga Këshilli për Emërime të Larta i Qeverisë së Kosovës, thuhet se Gashi duhet të sistemohet në një pozitë më të ulët se ajo e sekretarit, ekuivalente me atë të drejtorit të departamentit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Gashi për gazetën Express duke treguar se vendimin për kthimin e tij në punë e ka marrë zyrtarisht të hënën.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.