Eko Higjiena

Kthehet shpejt

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Migjen Basha është duke punuar intensivisht, për t’u rikthyer sa më shpejt në ekipin e parë të Torinos. Mesfushori kosovar aktualisht po luan me ekipin e dytë, por premton se do të kthehet më i fortë se më parë.

Migjen Basha ua ka parë sherrin lëndimeve. Mesfushorin kosovar nuk po e lënë assesi rehat lëndimet, të cilat ia humbën pothuajse një vit të plotë. 28-vjeçari e kishte lënduar rëndë nyjën e këmbës, 10 muaj më parë dhe nga ajo kohë, nuk ka mundur të luajë më me ekipin e parë, e as me Kombëtaren shqiptare.

Therandasi së fundmi është duke ushtruar dhe duke luajtur me ekipin e dytë të Torinos, por premton se shpejt do të rikthehet në ekipin e parë, më i fortë se më parë.

“Po shpresoj se së shpejti do të kthehem në fushë. Në këto momente jam në fazën e fundit të përgatitjes fizike, sepse jam larg formës”, deklaroi përfaqësuesi shqiptar për “Zërin”.

I bëri tri operime

ARKATANA

Sigurisht, Basha nuk e ka punën aspak të lehtë, pasi i është dashur t’i bënte disa operime, gjatë karrierës së tij. Nyja e këmbës së tij nuk është si më parë, pas ndërhyrjeve kirurgjike. Por, ai është i vendosur t’i mbledhë të gjitha forcat dhe të kthehet në formën e dikurshme.

“Kam ende dhimbje dhe kjo është normale, sepse kam pasur tri operime në nyjën e këmbës. Më duhet të punoj sa më shumë, që të kthehem në formën më të mirë. I kam zhvilluar disa ndeshje me shpresat e Torinos dhe shpejt mund të jem edhe në ekipin e parë. Po mendoj se jam në rrugën e duhur për t’u kthyer në formën e dikurshme. Do ta bëj maksimumin, që ta marr sa më shpejt formën time”, vazhdoi Basha, të cilit i shkoi “poshtë” thuajse një sezon i plotë.

“Unë jam kthyer në stërvitje pas nëntë muajsh dhe e kam zhvilluar ndeshjen e parë me ekipin e të rinjve pas nëntë muajsh e gjysmë. Kjo do të thotë shumë për një futbollist, sepse humb shumë tek kondicioni dhe tek muskujt. Tash duhet të stërvitem sa më mirë, në anën tjetër nuk duhet ta rrezikoj nyjën e këmbës, sepse e kam shumë rrezik nëse e bëj ndonjë lëvizje të gabuar”, përfundoi ai.

Përpos që ishte pjesë e rëndësishme e ekipit të Torinos, Basha ishte bërë shtyllë e ekipit të Gianni De Biasit dhe një regjisor i lojës së Kombëtares shqiptare.

Të gjithë urojnë që ta shohin atë sa më shpejt në fushën e blertë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.