Kthehet optimizmi në PDK e Gjilanit, Qemajl Mustafa i pranishëm në mesin e aktivistëve

Gjilan – Kanë mjaftuar disa foto në rrjetet sociale ku shihet Qemajl Mustafa me aktivistët kryesor të PDK-së së Gjilanit për të vërshuar komentet pozitive, duke e llogaritur kthimin e tij në mesin e PDK-së si fitore e madhe për Gjilanin dhe Anamoravën.
Në takimin e Kadri Veselit me aktivist të PDK-së nga të gjitha komunat e Kosovës pas shumë kohësh është paraqitur edhe Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit dhe kryetar i degës së PDK-së.
Në rrjetet sociale janë postuar disa foto ku shihet Qemajl Mustafa i buzëqeshur dhe në krah të aktivistëve të devotshëm të PDK-së. “Kjo nuk është më rastësi, Qemajl Mustafa po kthehet në degën e Gjilanit dhe ne jemi të lumtur” u shpreh një aktivist.
Kurse Riza Abdyli këshilltar komunal nga radhët e PDK-së në rrjetet sociale është shprehur: “Ju përshëndes me këtë foto panoramë. PDK është edhe më e gjerë se kaq. Jemi edhe më shumë. S’ka fillim dhe mbarim. Do ta rikthejmë vendin që na takon” ka thënë Abdyli.
Ndryshe Qemajl Mustafa mbetet i vetmi kandidat që mund ta kthej shpresën për ta kthyer dinjitetin e PDK-së në Gjilan. Tashmë PDK e Gjilanit ndodhet në një situatë shumë të palakmueshme dhe pa udhëheqje dinjitoze.
Pothuajse katër vite ishin të humbura për degën e PDK-së në Gjilan. Të vetmit që kanë përfituar janë individët e caktuar që dihet botërisht se nga PDK-ja vetëm kanë përfituar, por kurrë asnjë kontribut për PDK nuk e kanë dhënë./rajonipress/