FITORJA

Kthehen shikuesit, por edhe fitorja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Drita ka shënuar fitoren e dytë radhazi e kësaj radhe ndaj Drenicës së motivuar, që në fund u desh të kthehet duarthatë.

Është dashur të kalojë dënimi prej dy ndeshjeve, që sërish të kthehen shikuesit, të cilët ka mundur t’i kënaq vetëm fitorja.

Paralajmërimi i Dritës për fitore erdhi në fillim të ndeshjes, por Abazi nga afërsia gjuajti jashtë golit, kurse në aksionin vijues ka provuar Dajaku, por Latifaj me mund e priti topin.

Edh,e Armend Kastrati ka provuar në minutën 20, kur gjuajti jashtë, derisa në minutën 26, së pari Gërbeshi e më pas edhe Jetullahu, nuk dolën më të mirë se portieri Avdyli, i cili shkëlqyeshëm dëboi topin që po shkonte drejt rrjetës.

Atë që nuk e bënë nga loja, vendasit e bënë nga ndërprerja, kur pak para se gjyqtari të tregonte fundin e pjesës së parë, duke mos ditur se a do të gjuaj Sermaxhaj, apo Jetullahu, portieri Avdyli nuk e kishte ndërtuar murin ashtu si duhet e Jetullahu gjuajti aq furishëm, sa portieri mysafir vetëm me shikim e përcolli topin që po futej në rrjetë.

Në pjesën e dytë mysafirët u këndellën, ashtu edhe si vendasit që qenë të përqendruar. Drenica nuk ia doli të shëmojë, e Drita diti të mbrohej, andaj nuk pati ndryshime në rezultat, gjë për të cilën më i kënaqur ishte ekipi vendas.

Thanë pas ndeshjes:

Fundamenti

Bekim Isufi (Drita): “Në pjesën parë ishim më të mirë dhe shënuam gol me meritë, pro në pjesën e dytë ka mbizotëruar Drenica e ne u desh të ruajmë rezultatin”.

Fadil Rama (Drenica): “Drita ishte më e mirë në pjesën e parë e Drenica në të dytën. Morëm një gol naiv dhe të lehtë e në pjesën e dytë përkundër rasteve që patëm nuk ia dolëm të shënojmë”.

Drita Drenica 1: 0 (1:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 300. Gjyqtarë: Artan Hoxha, Ali Peshteri, Gëzim Mehmeti. Shënues: Labinot Jetullahu 45’. Kartoni i verdhë: Latifaj, Hashani, Kastrati, Isufi, Abazi(Drita), Bejta (Drenica).

Drita: Latifaj, P, Osmani, Hashani, Gërbeshi, Jetullahu, Ve. Sermaxhaj, Syla, Kastrati (Isufi), F. Osmani, Foniqi (Vi. Sermaxhaj), Abazi (Sejdiu).

Drenica: Avdyli, Rrahmoni, Geci, Bejta, Sahiti, Maxhuni (Lushtaku), Statovci, Kaqiu, Zeneli (Hamiti), Dajaku, Gashi (Bajraktari)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.