ARKATANA

Kthehen me shumë trofe nga Turqia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Klubi i Karatesë “Elita” ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian që u mbajt me datën 4,5,6 tetor 2013 në qytetin Bursa të Turqisë. Pjesëmarrjen në këtë Kampionat Evropian e ka mundësuar Behgjet Pacolli, President i Aleancës për Kosovë të Re dhe për këtë elitarët u janë mirënjohës.

Në këtë Kampionat Evropian kanë marrë pjesë mbi 40 shtete të ndryshme të Evropës dhe Botës dhe ka qenë një garë shumë e fortë me mbi 1700 garues shumë cilësor.

Elita ka marrë pjesë me katër garues në këtë kampionat dhe ka arrit të ketë një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar hiq më pak se 9 medalje prej tyre: 4 të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Fortesa Orana ka fituar 4 medalje, Meriton Byqmeti ka fituar 3 medalje, Tahir Ajvazi ka fituar një medalje, Ardit Halimi ka fituar një medalje.

Mobi Casa

Përfaqësuesi i klubit të karatesë Elita Bashkim Byqmeti ka thënë se të marrësh pjesë me 4 garues në Kampionatin Evropian dhe të kthehesh me 9 medalje konsiderojmë se është sukses shumë i madh dhe tregon se trajnerët e Klubit të karatesë Elita janë duke punuar shumë me garues dhe kanë arritur një cilësi të madhe.

“Klubi i Karatesë Elita këtë sukses ja dedikon trajnerëve tanë të palodhshëm Reshat Halili, Xhevat Shabani dhe Valon Sejdiu dhe normalisht garuesve të cilët i ndjekin ushtrimet me rregull dhe me një disiplinë të lartë”, ka thënë Byqmeti.

Sipas Byqmetit pjesëmarrjen në këtë Kampionat Evropian e ka mundësuar Behgjet Pacolli, President i Aleancës për Kosovë të Re dhe për këtë elitarët u janë mirënjohës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.