Ksamili përmbys Ulqinin me numrin më të madh të pushuesve kosovar
Gjilan – Fundi i sezonit tregon se lufta mes Ksamilit dhe Ulqinit ishte e ashpër për thithjen e pushuesve dhe sipas gjitha të dhënave janë hequr dilemat se a është Ksamili apo Ulqini vendi i preferuar i pushuesve kosovar. Ksamili ka përmbys Ulqinin me numrin më të madh të pushuesve thotë Selver Xhelili.
Sipas drejtorisë së turizmit në Shqipëri Ksamili ka përmbys Ulqinin me numrin ma të madh të pushuesve dhe kjo tregon se Ksamili ishte më i preferuari nga gjitha vendet turistike.
Selver Xhelili pronar thotë se Ksamili është në rritje të lartë dhe gjithnjë po avancohet meqë tani po udhëhiqet nga një ekip i madh nga Gjilani. “Ky ekip arriti të tregoj sukses në këtë drejtim duke u treguar biznesi i turizmit më i suksesshmi i vitit 2016. Ksamilin banorët e këtij vendi e cilësojnë si hero kompleksin Gjilani për sukseset në këtë vend dhe ndihmën që ju dha këtyre banorëve” shprehet Xhelili.
“Ne jemi pas njeriut të suksesshëm që na ka pru punën në Ksamil dhe ai për ne është hero i gjallë e, ai është Samilot është njeriu më i respektuar për punën dhe seriozitetin e tij. Ai është besnik dhe ai do jetë samilot deri në fund sa do ta mbaj ketë primat jem krah i tij, se na ka dëshmuar se është besnik i fuqishëm dhe i suksesshëm ne përmbytem gjitha vendet për nga numri i pushuesve të lartë fal kompleksit gjigant Gjilani me pronar Selver Xhelili. Do i jemi mirënjohës shumë për këtë dhe ai është samilot dhe është në familjen e vetë në Ksamil” citon Xhelili banorët e Ksamilit./rajonipress/


