RCCOLA

Kryqi i Kuq në Kamenicë ndihmon 33 familje skamnore

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Rexhep Morina Sekretari i Kryqit të Kuq dega në Kamenicë, ka thënë se pas dhurimit të një sasie të miellit nga donatorët lokal është bërë shpërndarja e 1000 kg miell, për familjet nevojtare nëpër disa fshatra të komunës së Kamenicës si Krilevë, Strezoc, Roganë, Hodonoc, Karaçevë dhe Koretin.

Ai tha se përfitues të këtij donacioni janë mbi 33 familje me 198 anëtar dhe ky aktivitet është kryer me sukses, duke ju falënderuar vullnetarëve të pa lodhshëm të degës sonë .

Mobi Casa

Morina i ka falënderuar donatorët dhe shpreson që ndihma të tilla do të shpërndahen edhe në ditët më vijim./rajonipress/