Kryeziun e kërkon skuadra e njohur zvicerane

Hekuran Kryeziu padyshim që është njëri nga mesfushorët më të mirë në futbollin zviceran dhe falë paraqitjeve fantastike këtë edicion është bërë objektiv i disa skuadrave të njohura në Zvicër.
Kështu mediat zvicerane kanë raportuar se anëtari i Luzernit ka marrë një ofertë të majme nga skuadra tjetër zvicerane St Gallen.
Kryeziu ishte titullar i padiskutueshëm te Luzerni dhe ka luajtur gjithsej në 17 ndeshje duke shënuar një gol dhe duke bërë katër asistime dhe ka pasur 1291 minuta gjithsej.
Ai është në fund të kontratës me Luzernin, skuadër e cila i ka ofruar vazhdimin por ende asgjë zyrtare deri më tani.
Përpos St Gallenit, në garë për djaloshin e artë kosovar janë edhe disa skuadra të njohura në Zvicër por që e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.
Gjatë ditëve në vazhdim mbetet të shihet nëse mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës do të vazhdojë me Luzernin, do të pranojë ofertën e St Gallenit apo ndonjërës nga skuadrat tjera zvicerane.
Përpos ekipeve në Zvicër që e dëshirojnë me çdo kusht 22-vjeçarin për të ka interesime edhe jashtë shtetit helvetik. /Telegrafi/