ARKATANA

Kryeziu: Vetëm Osmani ka të drejtë të ankohet në Kushtetuese për situatën e tanishme të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në dhjetë seanca me radhë është duke zgjatur moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, për situatën në të cilën është vendi, Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se të drejtë ankese apo parashtrimit të pyetje në Kushtetuese ka vetëm presidentja Vjosa Osmani.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të drejtë ankese në Kushtetuese nuk kanë deputetët e kësaj legjislature deri tani, pasi tha se ende nuk janë formuar Grupet Parlamentare.

GRANDEMALL

“Vetëm një mundësi është për momentin presidentja e shtetit duhet të shfrytëzojë autoritetin e saj kushtetues, ku thuhet se gjatë procedimit ose gjatë zgjedhjes së Kuvendit mund të ketë shkelje kushtetuese, ta bëjë një pyetje se gjatë këtyre ditëve a ka pasë shkelje kushtetuese dhe si veprohet më tej”.

“Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të japë një mendim, të bëjë interpretimin e Kushtetutës, të bëjë interpretimin e Rregullores, por nuk ka të drejtë të përcaktojë data dhe afate, datat dhe afatet i përcakton vetëm Kuvendi. Gjykata mund të jap një mendim më shumë të karakterit të filozofisë së drejtë, se sa karakterit pragmatik të së drejtës”, ka thënë Kryeziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.