ARKATANA

Kryeziu: Vendimi i Kushtetueses nuk ofron as qartësi e as nuk jep rrugëdalje nga bllokada në Kuvend

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-gjyqtari i Gjykates Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvendin e Kosovës nuk ofron as qartësi e as nuk jep rrugëdalje nga bllokada.

Kryeziu ka deklaruar se Gjykata nuk ka treguar çfarë ndodh pas skadimit të afatit 30 ditor, cilat janë pasojat juridike të mosrespektimit të afatit dhe se çfarë pasojash juridike kanë deputetët që nuk i binden pikës 5 të vendimit – gjegjësisht urdhrit që të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

Ish-nënkryetari i Kushtetueses ka theksuar se pika ku thuhet se e drejta e nominimit të një kandidati për kryeparlamentar kufizohet në tri herë, nuk ka bazë në dispozitat e Kushtetutës. Te pika 4, ka shtuar ai, Gjykata e rikonfirmon që e drejta e propozimit për kryekuvendar i takon grupit më të madh parlamentar, pra se nuk ka bartje të së drejtës për propozim nga një grup parlamentar te tjetri.

“Pjesa tjetër e kësaj pike (pika 4) është problematike. Gjykata ka vendosur që një kandidat i caktuar mund të nominohet vetëm tre herë, dhe pas votimit të tretë, grupi më i madh parlamentar duhet ta ndryshojë emrin e kandidatit. Pavarësisht arsyetimit që mund të japë Gjykata, gjë që do ta lexojmë kur ta kemi tekstin e plotë të Aktgjykimit, vendimi që e drejta e nominimit të një kandidati të caktuar të kufizohet në tre herë nuk ka bazë në dispozitat materiale të Kushtetutës”, ka shkruar ai në Facebook.

HW

Sipas Kryeziut, Gjykata Kushtetuese e ka rishkruar nenin 67 të Kushtetutës, Aktgjykimin e vitit 2014 dhe atë të 26 qershorit 2025.

“Po ashtu, Gjykata e ka rishkruar Aktgjykimin e vitit 2014 si dhe Aktgjykimin e vet të datës 26 Qershor 2025, ku thuhet qartë që deputetët mund të votojnë hapur ose në mënyrë të fshehtë. Në parim pajtohem plotësisht që votimi për Kryetar dhe Nënkryetarët e Kuvendit duhet të jetë i hapur, por kjo gjë është çështje politike dhe jo juridike. Nuk ekziston asnjë dispozitë materiale juridike që i jep Gjykatës të drejtën të vendosë për një formë të votimit ose tjetrën, aq më tepër kur vetë Gjykata disa herë është deklaruar që të dy format e votimit janë të mundshme”, ka thënë ai.

Kryeziu e sheh edhe pikën 5 të vendimit si problematike. Në këtë pikë thuhet se urdhërohen të gjithë deputetët që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

”Pika 5 e njoftimit është po ashtu problematike, sepse Gjykata nuk mund t’i urdhërojë deputetët çfarë të bëjnë. Me këtë formulim, njësoj si në vitin 2014, Gjykata është në shkelje të pikës 1 të nenit 70 të Kushtetutës. Refuzimi për të votuar dhe refuzimi për të marr pjesë në një proces votimi është manifestim i vullnetit të lirë politik të deputetit, një e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe konventa ndërkombëtarë që janë të zbatueshme në Kosovë”, ka potencuar më tej.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.