FIDANISHTJA

Kryeziu: Osmani ka detyrë kushtetuese të merret me partitë politike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se partitë politike që janë në Kuvend kanë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore për t’i formuar institucionet.

Kryeziu tha se në zhargonin shëndetësor, aktualisht Kosova është në gjendje kome, për shkak se nuk funksionon as Qeveria dhe as Kuvendi.

“Partitë politike që janë në Parlament kanë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore për t’i formuar institucionet. Kosova sot nëse shprehem në zhargonin shëndetësor, është në koma, për shkak se nuk funksionon as qeveria e as parlamenti”, tha Kryeziu në Rubikon në Klan Kosova.

Uji Dea

Sipas Kryeziut, në situatën aktuale, presidentja Vjosa Osmani ka detyrë kushtetuese dhe ligjore që të jetë më e kujdesshme dhe të merret me partitë politike për krijimin e institucioneve, pasi tha se “e ka përgjegjësi ekskluzive kushtetuese”.

“Presidentja duhet t’i thërras partitë politike dhe të diskutoj se si të dilet nga kjo situatë. Është e thirrur në aspektin kushtetues që të jetë më vigjilente dhe duhet të jetë në Kosovë, e jo të shkojë në vizita jashtë”, tha ai. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.