UBT

Kryeziu: Nëse është e ‘shkrume’ mund të jem kryetar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

LDK-ja është partia që më së shpeshti i ka ndërruar kryetarët në vitet e fundit, prandaj i duhet dhënë hapësirë Isa Mustafës për të treguar performacë.

Kështu mendon Eqrem Kryeziu, anëtar i kryesisë së kësaj partie. Ai e ka ironizuar edhe renditjen e emrave të përfolur për të ardhur në krye të partisë.

Uji Dea

“Më thanë do shokë se ka spekulime për ndryshime se është Lutfi Haziri, Astrit Haraqija…e dikur kah e pesta a e shtata birë e kavallit është edhe Eqrem Kryeziu”. Ai ka thënë se nuk ka ambicie politike, por ka deklaruar se në rast se dikush do ta kërkonte për të qenë në krye të ndonjë procesi politik, do ta kuptonte këtë si diçka ‘të shkrume’.

E ndërkohë, njëri prej ish-themeluesve të LDK-së, Jusuf Buxhovi, nuk ka dashur të komentojë spekulimet rreth LDK-së, por ka thënë se do të mund të përfshihej në një Lëvizje politike intelektuale, e cila do të rrëzonte klasën e sotshme politike, duke ndjekur shembullin e LDK-së në vitet ’90. (ORAinfo)