Eko Higjiena

Kryeziu: Kryetarët në veri duhet të japin dorëheqje, me peticion zvarritet procesi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rruga më e duhur e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme në komunat veriore të Kosovës, sipas ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është dorëheqja e kryetarëve aktual.

Kryeziu tha se kryetarët e komunave veriore nuk mund të shkarkohen sepse nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë.

“Rruga më e shpejt për me i zgjidh problemet që është që kryetarët e komunave me të japin dorëheqje, është akt moral. Peticioni është strategji politike, zhagitet puna, shkon shumë gjatë. Nëse bën peticion duhet me pas arsyetim. Këta kryetar nuk e kanë shkel ligjin, nuk janë legjitim por legal. Udhëzimi ka bazë kushtetuese, por shkarkimi nuk ka bazë kushtetuese sepse nuk kanë bërë ndonjë gjë antiligjore. Rruga më e drejtë dhe e shpejtë të japin dorëheqje për hir të Kosovës”, tha Kryeziu, për RTV Dukagjini.

FIDANISHTJA

Sa i përket peticionit për shkarkimin e kryetarëve, sipas Kryeziut nuk është metoda e duhur sepse sipas tij nuk ka ndonjë arsyetim për një gjë të tillë.

Ai tha se kryetarët mund të ankohen dhe mund edhe ta fitojnë rastin në Gjykatë.

“Këta nuk kanë arsyetim, kërkesa duhet të bëhet në bazë të 50 plus për qind, të trupit elektoral, duhet të shkojë në asamblenë komunale, duhet të ketë debat aty me arsyetu. Arsyetim nuk kanë, ky është ekuacion i panjohur. Mund të ankohen e ta fitojnë rastin, nuk mund t’u thuhet “nuk po të duam”, nuk ka arsyetim juridik”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.