ARKATANA

Kryeziu: KFOR-i mund ta “arrestojë” edhe kryeministrin, nëse e destabilizon situatën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit dhe qëndrimet kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, dhe Bashkimit Evropian lidhur me këtë hapje.

Kryeziu ka theksuar se pavarësisht bazës juridike për hapjen e urës, vendimi për hapjen e saj varet nga KFOR-i, i cili e vlerëson nëse është koha e duhur për një hap të tillë.

“Këtu ka pasur indice për disa pasoja të paparashikueshme. Edhe e kanë këtë detyrë, planin që e kanë nuk dëshirojnë me e humbë. Ata janë këtu për paqe. Në raport me qytetarët serbë ne e kemi detyrë demokratike integrimin e tyre. E kam cekur disa herë jo integrimin policor dhe ushtarak, në mënyrë demokratike përmes demokracisë, respektivisht përmes zgjedhjeve. Këto situata që kanë ndodhur në aspektin ligjore janë në rregull. Për hapjen e urës ka edhe bazë juridike, sepse është marrëveshja e 2015 po ashtu është vendimi që kanë arë dy asamble… Ata konstatojnë, ata dinë më mirë, edhe e kanë obligim. Dhe duhet t’iu besojmë. Ata janë të interesuar Kosovën me ndërtu, serbët me i integru”, ka thënë Kryeziu në Dukagjini.

Kryeziu gjithashtu theksoi se Kosova ende nuk ka sovranitet të plotë, duke shpjeguar se siguria e vendit është në dorën e KFOR-it.

ARKATANA

Sipas tij, kjo do të thotë që në rrethana të caktuara, edhe kryeministri i Kosovës mund të “arrestohet”/”ndalohet” nga KFOR-i nëse është i përfshirë në destabilizimin e vendit.

“Sovranitetin nuk e kemi të plotë. Arsyeja është se segmentin më të rëndësishme të një shteti e ka në mbikëqyre forcat ushtarake të huaja, respektivisht KFOR-i. Kështu që ne duhet ta kemi parasysh këtë, nuk kemi sovranitet të plotë.

Sovranitetin dhe integritetin territorial e kemi të bartur të KFOR-i. Këta në moment të caktuar urdhërojnë, bëjnë biseda dhe të urdhërojnë, ta urdhërojnë edhe kryeministri, edhe ta arrestojnë kryeministrin. Ka të drejtë. Detyrë e ka (ta arrestojë). Nëse vjen deri te destabilizimi total i situatës që ata kanë investuar edhe në aspektin ushtarak edhe në aspektin financiar… e ndalon ta quajë, jo ta burgosë, e ndalon në veprim”, ka shtuar Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se koordinimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n nuk është “servilizëm, por detyrë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.