KKVITI

Kryeziu: Interpretimet pa nene janë “përralla juridike”, Kushtetuta shkelet vetëm në raste serioze

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar interpretimet publike të Kushtetutës që nuk bazohen në dispozita konkrete ligjore, duke i cilësuar ato si “përralla juridike”.

Në një diskutim në “Përballje Podcast”, ai theksoi se interpretimi i normave kushtetuese kërkon qasje profesionale dhe referim të drejtpërdrejtë në nene dhe kapituj të Kushtetutës.

“Nëse interpretimi bëhet pa nene, pa kapituj, ajo quhet përrallë juridike”, deklaroi Kryeziu shkruan Telegrafi.

Sipas tij, interpretimi juridik nuk mund të mbështetet në qëndrime subjektive apo politike, por duhet të jetë i bazuar në ligj.

“Ne juristët interpretimin duhet ta bëjmë me nene, me dispozita, me kapituj”, theksoi ai.

Ai paralajmëroi se qasjet joprofesionale mund të krijojnë konfuzion dhe të dëmtojnë funksionimin e shtetit.

“Këto shpjegime nuk janë profesionale… e rrëzojnë shtetin”, u shpreh Kryeziu.

Duke folur për pretendimet për shkelje kushtetuese, Kryeziu theksoi se Kushtetuta nuk mund të konsiderohet e shkelur në çdo rast apo nga çdo veprim.

HW

“Kushtetuta shkelet vetëm në raste specifike dhe ato janë shkelje serioze”, deklaroi ai.

Kush mund ta shkelë Kushtetutën?

Sipas tij, përgjegjësia për shkelje kushtetuese lidhet vetëm me bartësit më të lartë të institucioneve shtetërore.

“Kushtetuta nuk mund ta shkelë çdokush… mund ta shkelë presidenti, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në raste specifike që prekin integritetin territorial të shtetit…..”, theksoi Kryeziu.

Haxhiu në krye të shtetit? Kryeziu shpjegon çfarë ndodh pas 4 prillit

Në fund, Kryeziu rikujtoi se interpretimi i Kushtetutës është një proces kompleks që kërkon ekspertizë të lartë profesionale.

“Interpretimi i normës është art – quhet arti juridik”, deklaroi ai./Telegrafi/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.