Kryeziu: I vetmi njeri që e kthen shpresën për fitoren e PDK-së në Gjilan është Qemajl Mustafa

Gjilan – Ai me të cilin PDK-ja do të ishte konkurrente serioze për të fituar pushtetin. Njeriu i cili e kthen shpresën për fitoren e PDK-së në Gjilan, figura e cila kthen besimin e anëtarësisë së PDK-së dhe e ngrit entuziazmin edhe atje diku në periferinë e strukturës është Qemajl Mustafa. Prandaj, duke e ndier dhe u ballafaqua për çdo ditë me këto kërkesa të anëtarësisë së PDK-së, duke e pasur opinionin e aktivistëve të cilët kërkojnë me ngulm që ai të aktivizohet dhe të udhëheq degën, unë me tërë forcën time intelektuale e politike mbështes fuqishëm kthimin e Qemajl Mustafes në krye të degës, dhe besoj që me Qemajl Mustafen do të kthehet fitorja e PDK-së dhe perspektiva e barabartë për të gjithë qytetarët e Gjilanit thotë Ekrem Kryeziu anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së fshatit Dobërqan.
Deklarata e plotë e Ekrem kryeziut
Ekrem Kryeziu thotë se Dega e Partisë Demokratike në Gjilan në mesin e saj ka shumë kuadro të cilët kanë aftësinë, përkushtimin dhe dijen për ta udhëhequr degën e Gjilanit në mënyrë të shkëlqyer. Disa prej tyre i kam shokë e miq personal dhe ja di kapacitetet intelektuale e politike dhe aftësitë menaxhuese.
Por, unë si anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan e kryetar i nëndegës që nga fillimi i formimit po mendoj më përtej. Nuk është synimi dhe çështja për të udhëhequr PDK-në në Gjilan, por për të fituar garën politike karshi subjekteve tjera, garë të cilën e kemi humbur që nga 2013 edhe përkundër angazhimit maksimal të aktivistëve dhe përkrahjes së pakursyer të kandidatëve të PDK-së.
Neve në situatën që jemi na duhet një figurë e cila kishte me i unifikue të gjitha energjitë brenda PDK-së në Gjilan, dikush që kishte me i bërë bashkë gjitha pjesët që për këto vite të qëndrimit në opozitë na u kanë nda, që kishte me e rikthye gjithë atë armatë të të rinjve, të intelektualëve e ish aktivistëve që janë zhgënjye nga gjendja në degë dhe janë pasivizuar apo ndonjëri prej tyre edhe ka kalue në ndonjë subjekt tjetër.
Ai me të cilin PDK-ja do të ishte konkurrente serioze për të fituar pushtetin. Njeriu i cili e kthen shpresën për fitoren e PDK-së në Gjilan, figura e cila kthen besimin e anëtarësisë së PDK-së dhe e ngrit entuziazmin edhe atje diku në periferinë e strukturës është Qemajl Mustafa.
Prandaj, duke e ndier dhe u ballafaqua për çdo ditë me këto kërkesa të anëtarësisë së PDK-së, duke e pasur opinionin e aktivistëve të cilët kërkojnë me ngulm që ai të aktivizohet dhe të udhëheq degën, unë me tërë forcën time intelektuale e politike mbështes fuqishëm kthimin e Qemajl Mustafes në krye të degës, dhe besoj që me Qemajl Mustafen do të kthehet fitorja e PDK-së dhe perspektiva e barabartë për të gjithë qytetarët e Gjilanit.
Ndryshe Ekrem Kryeziu ishte ndër 10 më të votuarit në zgjedhjet e partisë më 2013 dhe gjithashtu para këtyre zgjedhjeve komunale ka qenë përsëri i 7 i votuar brenda PDK-së për këshilltar komunal./rajonipress/