Kryeziu: E përkrahi koalicionin LDK-PDK, do të ofronte garanci për një qeverisje antikorrupsion
Anëtari i kryesisë së LDK’së Eqrem Kryeziu, ka thënë se do të ishte një fitore shumë e madhe për Kosovën dhe rrugën e saj evropiane po sikur pas këtyre zgjedhjeve të bëhet transferi i pushtetit.
Ai vazhdon të insistojë se do të ishte në interes të Kosovës një koalicion LDK-PDK i cili do të ofronte garanci për një qeverisje antikorrupsion.
“Në qoftë se do të kishim garanci nga partitë e mëdha, se tani është koha e fundit kur duhet të trembemi nga përgjumja dhe të bëhet një qeveri antikorrupsion, natyrisht se do ta përkrah 100 për qind koalicionin LDK-PDK” ka thënë Kryeziu për Epokën e Re.