UBT

Kryetari i Vitisë hetohet edhe për digën në Binqë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një komunë e vogël, por me probleme të mëdha. E udhëhequr nga PDK-ja, pushteti lokal në Viti tashmë është përqendruar vetëm në duart e një njeriu, Nexhmedin Arifi, nga i cili së fundi është distancuar edhe partia e tij, për shkak të përplasjeve në degë.

Ndaj kryetarit Arifi prokuroria e Gjilanit më herët ka ngritur një aktakuzë për keqpërdorime, kurse së fundi ka plasur një tjetër skandal që ka të bëjë me ndërtimin e një dige në Binqë.

Në dosjen e siguruar nga KTV-ja, kryetari Arifi ishte shndërruar në protagonistin e tërë ngjarjes, duke kërkuar studim fizibiliteti për ndërtimin e një hidrocentrali. Edhe pse ideja dhe projekti ishte mbështetur nga Kuvendi Komunal, procedurat e mëpastajme ishin shkelur. Nuk kishte hapur kurrfarë tenderi përtej faktit se projekti kushtonte. Fillimisht Arifi kishte urdhëruar Drejtorinë e Financave të ekzekutonte pagesën prej 60 mijë eurosh ndaj një firme zvicerane që operonte në Kosovë (VDS Construction), por që ishte regjistruar vetëm disa ditë para se të urdhërohej kryerja e pagesës.

Në Ministrinë e Tregtisë ajo ishte regjistruar më 3 mars 2010, ndërsa vendimi i Kuvendit Komunal për ndarjen e mjeteve ishte marrë dy ditë më vonë, ndërsa pagesa qe kryer një muaj më pas.

Edhe pse kontrata e parë ndërmjet Komunës së Vitisë dhe firmës peshonte 780 mijë euro, ku komuna participonte me 60 mijë euro, në fletëregjistrimin si biznes, kapitali i firmës ishte vetëm 1 mijë euro.

UBT

KTV-ja ka provuar të kontaktojë drejtuesit e firmës, por numrat telefonikë të vendosur kanë rezultuar të papërdorshëm.

Burime brenda Prokurorisë së Qarkut në Gjilan kanë thënë se hetimet për këtë rast kanë nisur tashmë dhe tërë dosja e lëndës është marrë nga Komuna.

Zyrtarë të prokurorisë në Gjilan nuk kanë dashur të flasin për këtë rast, përderisa vetë Nexhmedin Arifi thotë se po bën punë të mirë në qeverisjen e komunës. Sipas tij, është vetë ai që e ka dërguar lëndën në gjykatë, pasi thotë se projekti ka dështuar me fajin e kompanisë. Por kështu nuk mendojnë partitë opozitare në këtë komunë.

Edhe pse zyrtarisht LDK-ja është në opozitë, zyrtarë të saj kanë marrë pushtet brenda Komunës. Sekretari i degës së kësaj partie në Viti thotë se asnjë njeri nuk është mbi ligjin. Edhe më i ashpër në kritika ndaj kryetarit është Lëvizja “Vetëvendosje”. Kjo parti kërkon dorëheqjen e kryetarit si aktin e fundit moral të tij.

Drejtues të degës së PDK-së në këtë komunë, të cilët hapur kanë dalë kundër kryetarit Arifi, nuk kanë dashur të flasin, përderisa mënyra e qeverisjes në këtë komunë të vogël me rreth 6 milionë euro buxhet vjetor i shqetëson pothuajse të gjithë