GRANDEMALL

Kryetari i Ranillugut takohet me bizneset vendore

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gradimir Mikiq ka apeluar tek biznesmenët që t` i përmbushin me rregull obligimet e tyre, që të ju iket gjërave të padëshirueshme të cilat në një mënyrë ndikojnë në zhvillimin e komunës, por edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Në organizim të përfaqësuesve të pushtetit Lokal dhe partnerëve nga agjencia donatore ndërkombëtare USAID-i, është mbajtur drekë pune me ndërmarrësit më të aktiv të cilët veprojnë në komunën e Ranillugut.

Së bashku me udhëheqësin e komunës në krye me kryetarin e komunës Gradimir Mikiq, në takim kanë marrë pjesë kryesuesi i Kuvendit të komunës së Ranillugut , Vlladica Aritonoviq, përfaqësuesit e programit të USAID-DEMI-t, si dhe afaristët e komunës.

“Komuna ka identifikuar rëndësinë të cilën kompanitë tuaja kanë në aspektin e pagesës së tatimit për qeverinë lokale dhe shërbimet të cilat i ofroni për qytetarët tanë , siç është sigurimi i vendeve të punës me çka uljet numri i të pa punëve. Ju jeni një faktor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik në të ardhmen në nivel lokal dhe së bashku do të përmirësojmë kushtet e jetës së qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Mikiq.

FIDANISHTJA

Mikiq ka shtuar se komuna është e gatshme që të ndihmoj dhe të bashkëpunoj, por nëse nuk i mbledhim të hyrat nuk kemi mundësi të zhvillohemi më tutje.

Ai ka apeluar tek biznesmenët që t` i përmbushin me rregull obligimet e tyre, që të ju iket ndodhive të padëshirueshme të cilat në një mënyrë ndikojnë në zhvillimin e komunës, por edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve. “Nëse komuna i grumbullon të hyrat e mjaftueshme të gjithë do të kemi leverdi. Komuna ato mjete do t` i investoj në participimin e projekteve të cilat do të kenë rëndësi të madhe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për ne” ka thënë Mikiq.

Me fjalët e kryetarit janë pajtuar edhe përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare të programit të USAID-DEMI-it dhe kanë shtuar se vetëm me bisedime dhe mirëkuptim mundë të arrihet qëllimi i dëshiruar. Zhvillimi i komunës është çështje e përbashkët, kurse biznesmenët si pjesë e shoqërisë mundë të kontribuojnë, me përmbushjen e obligimeve të tyre.

Në takim përfaqësuesit e bizneseve kanë pasur mundësi që të paraqesin mendimin e tyre për këtë temë dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Gjithashtu është treguar nevoja për takime më të shpeshta të këtij lloji të cilat janë të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.