Eko Higjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ngushëllon familjen e Ibrahim Seferit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emër të qytetarëve të Gjilanit, ka ngushëlluar familjen Seferi dhe gjithë Gjilanin me ikjen e hershme nga kjo botë të Ibrahim Seferit.

UBT

“Ikja e Heronjëve dhe e familjarëve të tyre, gjithnjë pas vetes pos krenarisë kombëtare, prapa lënë mesazhin, idealin dhe qëllimin e rrugës që duhet të vazhdojmë ne të gjallët. Ibrahim Seferi, për të gjithë ne që e kemi njohur është një shtyllë e madhe e familjes, që fatkeqësisht sot u nda herët nga jeta. Ishte frymëzim për disa gjenerata. Sjellja e tij, karakteri, vendosmëria dhe gjithçka tjetër, atë e bëri të dalluar, sikur që e dalluar dhe simbol kombëtar është familja e heroit të Kombit Idriz Seferi. Fjalët e tij ishin mesazh i ruajtur brez pas brezi. Kontributi i Ibrahimit gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet me vlera të larta, kombëtare për lirinë e Kosovës, por gjithashtu kontributi i tij është dhënë edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e Komunës së Gjilanit dhe Kosovës. Pusho i qetë në tokën e Republikës së Kosovës, të lirë, të pavarur dhe në rrugë të mbarë për integrim, ashtu siç e kanë kërkuar dhe ëndërruar dëshmorët dhe heronjtë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.