Kryetari i komunës së Edirnes së Turqisë, pret në takim Sokol Halitin
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili me ftesë të kryetarit të komunës së Edirnes, po qëndron në Turqi, u prit sot, në takim nga Recep Gürkan, kryetar në komunën Edirne në Turqi.
Gjatë këtij takimi, kryetarët Haliti dhe Gürkan kanë biseduar për mundësitë e vendosjes së urave të bashkëpunimit mes të dyja komunave si në aspektin institucional por edhe në atë ekonomik.
Përndryshe kryetari i komunës së Edirnës, z. Recep Gürkan, ka vizituar javë më parë edhe komunën e Vitisë, si dhe fshatin Ballancë, pasi që familja e tij ka prejardhjen nga ky fshat.
Kurse në fund të këtij takimi kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka dhënë homologut e tij, Gürkan një dhuratë simbolike ku janë të paraqitura qyteti i Vitisë dhe ai i Edirnës. Kurse në Turqi, bashkë me kryetarin Haliti po qëndron edhe kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira si dhe disa të tjerë./rajonipress/


