Kryetari i Kllokotit “shpëton” nga ndjekja penale
Gjilan – Derisa Sasha Marinkoviq ka ngritur akuza e dyshime ndaj kryetarit të Kllokotit Sasha Marinkoviq,Prokuroria Komunale e ka shfajësuar pjesërisht kryetarin e Kllokotit. Marinkoviq është i pakënaqur edhe me Gjykatën e Vitisë.
Akuzat publike që ka bërë Sasha Marinkoviq anëtar i Këshillit qendror të partisë SLS, kanë quar deri në ngritjen e kallëzimit penal dhe propozim akuzës ndaj Sasha Mirkoviqit kryetar i Kllokotit dhe Nikolla Stoliqit zyrtar për rini për veprat penale pushtimi i paligjshëm i pronës dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit.
Sasha Marinkoviq thotë se kryetari i Kllokotit, Mirkoviq po heshtë para uzurpimeve publike.”Të gjitha uzurpimet dhe keqpërdorimet e parasë publike po bëhen para syve të kryetarit të komunës “ tha Marinkoviq.
Sipas tij kryetari i komunës së Kllokotit lëre që nuk ka dhënë llogari për keqpërdorimet e parasë publike,po edhe është amnistuar nga Prokuroria Komunale e Gjilanit.
Marinkoviq tha se është shumë i pakënaqur edhe me heshtjen e Gjykatës së Vitisë.”Gjykata po heshtë dhe nuk po vepron edhe pse janë dy apo tri akuza të ngritura ndaj zyrtarëve të Kllokotit” tha ai.
Në fakt një kallëzim penal ndaj kryetarit të Kllokotit dhe një zyrtari të tij është ngritur nga Zoran Bogdanoviq,Sasha Marinkoviq dhe Hasan Rashiti. Ky grup e akuzonte kreun e Kllokotit se ka lejuar ndërtimin e objektit mikut te tij të familjes Nikolla Stoliqit si dhe ka penguar inspektorët që të merren me këtë rast.
Ndërkaq Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë ndaj Nikolla Stoliqit për shkak se në periudhën kohore mars 2010 në mënyrë të kundërligjshme,ka pushtuar pronën e paluajtshme,duke ndërtuar lokal-objekt të hotelerisë duke e shfrytëzuar pa kurrfarë baze juridike.
Ndërkaq e njëjta prokurori e ka hedhur pjesërisht akuzën e Sasha Marinkoviqit që ka të bëjë me kryetarin e Kllokotit .”Prokuroria ka shqyrtuar më kujdes çdo shkresë të lëndës dhe në rastin konkret ka vërejtur se Sasha Mirkoviq është zgjedhur kryetar i Kllokotit gjatë vitit 2010 dhe se nuk e ka penguar askënd gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./rajonipress/