Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndron në vizitë studimore në Turqi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryetarët e Komunave të Kosovës, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Turqi, nën organizim të përbashkët nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe me mbështetje nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GIZ).

Gjatë kësaj vizite, Hyseni bashkë me kryetarët tjerë të Komunave, janë mirëpritur në takim nga kryetari i Komunës së Bagcilar, Abdullah Özdemir, i cili i ka njoftuar rreth sfidave, aspekteve ligjore e financiare të menaxhimit të integruar të mbeturinave, duke ndarë praktikat më të mira.

Mobi Casa

“Në Bagcilar, patëm rastin të vizitonim fabrikën e ndarjes së mbeturinave të paketimit të një qarku që ka afro 750 mijë banorë, e të shihnim nga afër procesin e menaxhimit të tyre. Kombinimi i standardeve dhe praktikave më të mira, do të lehtësojë lansimin e procesit të menaxhimit të integruar të mbeturinave edhe në komunat e Kosovës”, ka thënë Hyseni./rajonipress/