KKVITI

Kryetari i Bujanocit mashtroi Universitetin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, është pezulluar nga puna si profesor në Universitetin Publik të Gjilanit, pas një shkrimi të publikuar në gazetën Tribuna, kur tregohej për punësimin e Arifit, ndonëse ai nuk kishte nostrifikuar doktoraturën.

Burimet e gazetës kanë thënë se Arifi kishte mashtruar udhëheqësit e Universitetit të Gjilanit, duke deklaruar se masterin e ka të përfunduar në Universitetin e Prishtinës kurse diplomën e doktoraturës e ka në proces të nostrifikimit në Ministri të Arsimit.

“Pas publikimit të artikullit në gazetën Tribuna, udhëheqësit e Universitetit të Gjilanit e kanë kuptuar se ai nuk e ka mbaruar masterin në Universitetin e Prishtinës. Kur është kuptuar kjo, Arifi, menjëherë është larguar nga puna”, ka thënë burimi i gazetës. Sipas tij, udhëheqësit e Universitetit të Gjilanit, ia kishin ndarë Arifit orët në mirëbesim, ndonëse diploma e tij nuk është as në proces të nostrifikimit. “Qëllimi ka qenë që të përkrahen njerëzit e Luginës së Preshevës”, ka thënë një burim për gazetën “Tribuna”, sipas të cilit, Arifi e ka keqpërdorur këtë mirësi të treguar ndaj tij.

KKVITI

Arben Dërmaku, u.d. i detyrës së rektorit, në Universitetin Publik të Gjilanit, ka thënë se në ditët në vijim do të deklarohen më hollësisht për këtë gjë. “Përgjigjja jonë për situatën e krijuar është në përputhje me kohën kur po deklarojmë, prandaj pas fakteve shtesë do të kemi qëndrimin suplementar lidhur me qëndrimin tonë të ardhshëm. Menaxhmenti i Universitetit Publik të Gjilanit ka reaguar në bazë të situatës së krijuar, duke pezulluar aktivitetin e ligjërimit të profesorit deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit aktual”, ka thënë Dermaku. Arifi në UPGJ ka ligjëruar lëndën “Historia e Shtetit dhe së drejtës”.

Nagip Arifi nuk i ka mbaruar studimet pasuniversitare në Prishtinë. Ai në vitin 2008, u regjistrua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në studimet posdiplomike. Në qershor 2010 mbrojti temën e magjistraturës “Delikuenca e të miturve në Republikën e Serbisë”. Me këtë temë, Arifi edhe mori titullin Magjistër i shkencave juridike. Pak muaj pas marrjes së këtij titulli, në dhjetor të vitit 2010, Arifi është regjistruar në studimet e doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit. Në tetor 2012, Arifi ka mbrojtur në këtë universitet, titullin doktor i shkencave. Të premten gazeta ka tentuar të kontaktojë me Nagip Arifin, por një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi që ai nuk e ka hapur telefonin. Kurse, Arbër Morina, shef i kabinetit të Ministrit të Arsimit, ka thënë se Universiteti merret me pranimin e stafit, e jo MASHT-i. “Është kompetencë e UPGJ-së, për rekrutimin e stafit, për nënshkrimin apo mosvazhdimin e kontratave. Gjithashtu është përgjegjësi e tyre që gjatë rekrutimit të stafit t’i verifikojnë të gjitha dokumentet që kërkohen me konkurs”, ka thënë ai./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.