ARKATANA

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan priti ambasadoren e republikës së Turqisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Bashkësisë Islame, Dr. Mustafa Bajrami falënderoi mysafiren e tij për kontributin që po jep Turqia në proceset politike dhe ekonomike të Kosovës ku edhe përmendi premtimet e zëvendëskryeministrit turk që i kishte dhënë këtij institucioni. Ambasadorja e Turqisë premtoi se ndihmat e Turqisë nuk do të mungojnë as në të ardhmen për Kosovën, e në këtë rast për Bashkësinë Islame të Gjilanit.

Pas vizitës së paradokohshme të zëvendëskryeministrit të Republikës së Turqisë që i bëri Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, e fill pas saj edhe të Drejtorit Gjeneral të Agjensionit Shtetëror për Zhvillim të këtij vendi, KBI-në e vizitoi edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan me bashkëpunëtorë.

Përgjatë takimit u fol për gjendjen e përgjithshme në vend, me një theks të posaçëm për aktivitetin e Bashkësisë Islame në Gjilan. Sipas ambasadores turke, ky institucion po bënë punë të mbarë, jo vetëm brenda strukturave të veta , por edhe në rrafshet tjera të shoqërisë së komunës së Gjilanit.

Kryetari i Bashkësisë Islame, Dr. Mustafa Bajrami falënderoi mysafiren e tij për kontributin që po jep Turqia në proceset politike dhe ekonomike të Kosovës ku edhe përmendi premtimet e zëvendëskryeministrit turk që i kishte dhënë këtij institucioni.

Fundamenti

Mesazhi që del nga pritja që i ishte bërë Muftiut të Kosovës, Naim Tërnava nga kryeministri i Turqisë Taip Erdogan në Ankara, në KBI-në e Gjilanit lexohet si përkrahje serioze që i bëhet Bashkësisë Islame nga shteti turk. Mesazhet e tilla, neve na obligojnë edhe më shumë për punë, kishte thënë në fjalën e vet Dr. Mustafa Bajrami.

Ambasadorja e Turqisë premtoi se ndihmat e Turqisë nuk do të mungojnë as në të ardhmen për Kosovën, e në këtë rast për Bashkësinë Islame të Gjilanit.

Në pritje të mysafires turke morën pjesë edhe kryemami i KBI-së Iljaz Mustafa, Agim Hyseni, Ilmi Krasniqi dhe Naim Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.