UBT

Kryetar i mirënjohjeve, i busteve, i të pameve në vdekje e i vallëzimeve në dasma

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Kushtrim Kadriu – Është e papranueshme që në shekullin 21 Gjilani ende qeveriset duke u mbështetur vetëm në kauza të mirënjohjeve, të busteve, të ceremonive të varrimit dhe kërcimit në dasma. Si është e mundur që një kryetar komune siç është Lutfi Haziri nuk bënë asgjë jetike për komunën, por merret me gjëra që do të duhej të merreshin vetëm pensionistët.

Ai duhet të jetë i mirë si kryetar, të punojë ditë e natë për të mirën e komunës që e ka zgjedhur kryetar, të punojë në prurjen e investitorëve e jo të merret me ceremonira familjare, me ç‘rast shikon mos fiton ndonjë votë më shumë. Kjo strategji deri tani i ka dhezur mirë.

Uji Dea

Ka shkuar në akademi, në të pame e nëpër gazmende familjare, ka qeshur dhe ka qajtur me ta. Mendoj se është momenti i fundit kur ky kryetar të këndellet e të merret me punët që i takojnë e jo sillet sikur të ishte ndonjë “mixhok” apo ndonjë “inxhe”, të cilët merren vetëm me “kryeshnosh”./rajonipress/