Fundamenti

Kryesuesit kërkojnë paga më të larta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Kryesuesit e Asambleve Komunale të Kosovës të mbledhur në Kamenicë të enjten, në një drekë pune, kërkuan njëzëri paga më të larta. Nga takimi i kolegjiumit, doli edhe rekomandimi për riemërtimin e pozitave të kryesuesve dhe ndryshimin e ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Kryesuesi i Kuvendit të Kamenicës, Enver Mavriqi,ka thënë se takimi i sotëm ka për qëllim familjarizimin mes drejtuesve të Kuvendeve, por edhe krijimin e një strategjie të përbashkët, që do të jetë në të mirë të të gjitha komunave të Kosovës.
“Ashtu sikurse komunat e tjera, edhe Kamenica ka halle e probleme. Komuna është parakusht për zhvillimin e shtetit, pra nëse punët në komunë ecin mirë, edhe shteti do të ecë përpara”, tha Mavriqi.

Uji Dea

Ndërsa, kryetari i Komunës, Shaip Surdulli në fjalën përshëndetëse foli për raporte relativisht të mira në mes të legjislativit dhe ekzekutivit në Kamenicë.
“Unë çdo herë jam i pranishëm në Kuvend, edhe pse ndoshta dikush nuk ka qejf mem pa aty. Konsideroj që prezenca ime në seanca të Kuvendit e ndihmon punën e këtij organi. Qytetarët donë një administratë dhe Kuvend sa më efikas, në mënyrë që shërbimet e tyre të kryhen në mënyrë sa më të shpejtë dhe tu krijohen kushte më të mira për jetë”, u shpreh Surdulli.

Infrastruktura ligjore, identifikimi i rregulloreve komunale, shkëmbimi i përvojave, hartimi dhe standardizimi i akteve juridike, ishin disa nga çështjet e diskutuara në takim.
Nga ky takim pjesëmarrësit janë shoqëruar edhe me pije dhe ushqim të bollshëm./rajonipress/radiopremiera/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.