UBT

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, viziton Prokurorinë Themelore në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të angazhimeve për forcimin e koordinimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe prokurorive të vendit, Kryesuesi i KPK-së, z. Arian Gashi, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit, znj. Elza Bajrami – Kastrati, znj. Arlinda Muqa dhe z. Visar Krasniqi, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Prokurorinë Themelore në Gjilan, të cilët u prit nga Kryeprokurori, z. Arben Kadriu, së bashku me prokurorët e kësaj prokurori.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit kanë diskutuar për funksionimin e përditshëm të prokurorisë, rezultatet e arritura dhe sfidat që ndikojnë në efikasitetin e punës.

Kryesuesi Gashi, theksoi se vizitat në prokurori kanë për qëllim forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe vlerësimin nga afër të zbatimit të politikave të KPK-së, duke siguruar që monitorimi të shërbejë si mekanizëm për rritjen e cilësisë, llogaridhënies dhe performancës në sistemin prokurorial.

Në diskutim u identifikuan edhe nevojat prioritare të Prokurorisë Themelore në Gjilan, veçanërisht në aspektin e resurseve njerëzore, mbështetjes logjistike dhe administrative, ku Kryesuesi Gashi, shprehu gatishmërinë për të adresuar këto kërkesa në funksion të përmirësimit të kushteve të punës.

Mobi Casa

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rritjes së efikasitetit në trajtimin e lëndëve dhe përshpejtimit të procedurave, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe garantimin e një shërbimi më efektiv për publikun.

Nga ana e tij, Kryeprokurori Kadriu prezantoi rezultatet e fundit të punës dhe angazhimin e vazhdueshëm të prokurorëve për përmbushjen e objektivave institucionale, pavarësisht sfidave me të cilat përballen në praktikë.

Kjo vizitë rikonfirmon përkushtimin e Këshillit Prokurorial për të qenë një partner aktiv dhe mbështetës i drejtpërdrejtë i prokurorive, në funksion të avancimit të sundimit të ligjit dhe forcimit të sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.