Kryespiunit i kërkohen sqarime për ish-zëvendësin
Dorëheqjen e zv/drejtorit të AKI-së, Latif Merovci, nuk po mund ta pranojnë aq lehtë anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së.
Pa u bërë një muaj qëkur drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj ka raportuar para tyre, ata e kanë ftuar sërish për të marrë sqarime rreth rastit.
Zv/kryetari i parë i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka shfaqur shpresën se drejtori këtë radhë do t’i informojë për shkaqet e largimit të Merovcit. “Informatat shtesë janë të nevojshme.
Gjithë anëtarët e komisionit kanë të drejtë. Ne në raportimin e fundit të Smakajt nuk kemi marrë informata (Tribuna).


