UBT

Kryeprokurori që u jep përkrahje e zemër kolegëve për të luftuar krimin e të gjitha niveleve

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kujtim Munishi nuk ka shkuar ose nuk është zgjedhur rastësisht në krye të Prokurorisë Themelore, më të madhe në Kosovë. Ai ka pasur një përvojë dhe karrierë të mirë e profesionale në Gjilan, duke goditur të gjitha sferat e krimit. I shkolluar në SHBA, Kujtim Munishi ka një bagazh shumë të fort për tu përballur edhe me sfidat e mëdha, e të rënda që e presin Prokurorinë që ai e drejton. Kujtim Munishi aktualisht është kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe është i bindur se puna e tij, që bazën e ka në SHBA do të reflektojë pozitivisht në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, në luftën e tij të pa kompromis kundër të gjitha dukurive negative në shoqërinë kosovare dhe ato institucionale.

Munishi për rajonipress shpalos edhe sfidat e shumta dhe punën që e bëjnë me shumë ndershmëri e korrektësi profesionale prokurorët kosovar.”Po bëjmë përpjekje maksimale që të jemi të përgatitur e të aftë për ta hetuar në detaje çdo lëndë, çdo situatë që lidhet me krimin e organizuar. Ne jemi një ekip e mirë që po punojmë natë e ditë për ta garantuar jetën e çdo qytetari kosovar. Nuk ka më mirë sesa puna jonë në teren dhe aktakuzat tona të arrijnë efektin e dëshiruara” shprehet Munishi.

Munishi i cili ka nisur punën si prokuror në Gjilan në vitin 2012 ka synime të qartë për të qenë në rolin e tij prej drejtuesi të një institucioni shumë delikat siç është Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Thotë se është i përgatitur mjaftueshëm edhe në rrafshin profesional edhe në atë intelektual meqë ka udhëhequr e drejtuar disa digastere që lidhen me luftën e krimit ekonomik dhe krimeve të rënda. “Jam krenar që drejtor Prokurorinë Themelore të Prishtinës sepse në vitin 2013/2014 isha në studime Master në SHBA ku i kam përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm dhe maksimumin e pikëve. Gjatë kohës sa kam punuar si prokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit kam pasur një performancë të shkëlqyeshme, qoftë në përpilimin e aktakuzave, udhëheqjen e hetimeve, futjen në përdorim të metodave bashkëkohore të hetimeve, procedurave alternative, shkathtësitë në gjykim, përpilim të ankesave dhe të gjitha punëve tjera në zyrën e prokurorisë” shprehet Munishi.

Munishi e ka të qartë se komunikimi dhe transparenca edhe me mediet dhje shoqërinë civile i japin shtytje rezultateve të pritura. “Jam munduar të ruaj mbështetjen dhe përkushtimin e të tjerëve për ndryshime brenda prokurorisë. Jemi të vetëdijshëm se disa vendime qofshin ato pozitive apo negative për disa individë brenda institucionit mund të mos jenë të favorshme, mirëpo unë jam i përkushtuar se do veproj në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, ligjet, rregulloret, vendimet e KPK-se dhe Kryeprokurorit te Shtetit. Andaj, duke pasur parasysh përvojën mbi 7 vjeçare si prokuror, shkollimin- studimet e Masterit në SHBA dhe njohurive të fituara atje si dhe përvojës që kam krijuar në zyrën e KKLKE-së në çështjet specifike të konfiskimit, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, DKR në PTH të Prishtinës, konsideroj se ka ardhur koha që të jap një kontribut akoma më të madh për Sistemin Prokurorial dhe mendoj se vendi i përshtatshëm për ta bërë një gjë të tillë është pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës” tha Munishi.

Hidromorava

Munishi thotë se aktualisht, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, janë të angazhuar gjithsej 50 prokurorë, të cilët vazhdimisht ngarkohen me raste të reja. “Veprimet që janë ndërmarrë nga ana e tyre, shumë shpesh kanë rezultuar me sukses, duke aplikuar mjaftë mirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, mirëpo nuk përjashtohet nevoja e angazhimit të prokurorëve të rinj gjatë viteve në vijim”.

I pari i prokurorisë së Prishtinës ka një lajm jo të mirë për ata që tentojnë të merren me punët e pista. “Për herë të parë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kam iniciuar idenë që rastet specifike (të komplikuara) të korrupsionit, krimeve ekonomike, drogave, fajdeve, e tjera të udhëhiqen nga dy ose më shumë prokurorë (punë ekipore), punën e të cilëve unë do ta përcjell për së afërmi, dhe kjo punë do të jetë më efektive dhe më profesionale, sepse prokurorët nuk do të ndihen të vetmuar në rastet e ndjeshme dhe të komplikuara, do të ndahet përgjegjësia dhe padyshim se nuk do të mungoj rezultati” shtoj Munishi.

Munishi thotë se puna efikase e prokurorëve ka rezultuar me përfundimin e shumë lëndëve. “Sa i përket lëndëve me PPN, gjatë vitit 2019, kemi filluar me 316 lëndë me 487 persona, gjatë periudhës gjashtë mujore kemi pranuar edhe 131 lëndë me 227 persona, derisa prokurorët kanë përfunduar 154 lëndë me 262 persona”.

Munishi është këmbëngulës dhe vazhdimisht kërkon llogari dhe përgjegjësi edhe nga prokurorët, por u jep përkrahje maksimale në punën e tyre. “Nga prokurorët në takimin e parë kam kërkuar profesionalizëm dhe pavarësi në punë, qasje të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë, shfrytëzim racional të resurseve, efikasitet dhe efektivitet në punë, integritet dhe etikë të lartë, llogaridhënie dhe transparencë” tha Munishi./rajonipress/