UBT

Kryeprokurori Maloku priti në takim nënkolonelin e KFOR-it, Dennis Stiles

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka pritur në takim nënkolonelin e KFOR-it, Dennis Stiles, i cili ishte i shoqëruar me zyrtarë të tjerë të KFOR-it amerikan, në kampin Bondsteel. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Zejnullah Surdulli, major në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Prishtinë, si dhe zyrtarë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Kryeprokurori Maloku, fillimisht i ka falënderuar të pranishmit dhe nënkolonelin për kontributin e dhënë në ofrimin e sigurisë, në pjesën e Anamoravës, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes tyre.

UBT

Gjithashtu, edhe nënkoloneli Stiles e vlerësoi kontributin që ka dhënë ky institucion, në ruajtjen e gjendjes stabile të sigurisë, duke shtuar se do të vazhdohet edhe më tutje kontributi në ngritjen e sigurisë dhe paqes.

Ndër të tjerash, u theksua se ekziston një bashkëpunim veçanërisht i fortë dhe efektiv dhe u diskutua për mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi, duke përfshirë edhe sigurinë e përgjithshme, me ç’rast nga të pranishmit u theksua se siguria në këtë regjion vazhdon të mbetet e qetë dhe pa incidente të theksuara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.