Fundamenti

Kryeprokurori Jetish Maloku në vizitë studimore në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Në kuadër të shkëmbimit të përvojave në fushën e komunikimit me publikun, mes sistemit Prokurorial të Kosovës dhe sistemit prokurorial të Gjermanisë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili është i caktuar prokuror për media, si dhe dy u.d. udhëheqësit e zyrave për Komunikim me Publikun në Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit, Bedri Gashi dhe Ekrem Lutfiu, në javën e parë të dhjetorit, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Gjermani, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar IRZ.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Kosova, kanë vizituar Prokurorinë e Ëupertalit, ku janë pritur nga kryeprokurori i kësaj prokurorie, Ëolf-Tilman Baumert dhe Gjykatën e shkallës së parë të Duseldorfit, ku janë pritu nga kryegjyqtarja, Elisabeth Stove, të cilët janë njëkohësisht persona të caktuar për komunikim me media në institucionet përkatëse.

Sipas agjendës, takimet kanë vazhduar edhe me Krye-Komisaren e Policisë në rajonin e Rhein-Kreises Neuss, njëherësh drejtuese të Zyrës për Komunikim me Publikun, si dhe, me Prokurorin e lartë drejtues të Prokurorisë së Duseldorfit, Falk Schnabel, dhe me prokuroren dhe zëdhënësen për shtyp të kësaj prokurorie, Britta Zur.

Uji Dea

Temat qendrore të të gjitha takimeve ishin, ndërtimi dhe struktura e zyrës së zëdhënësve për media; puna e prokurorisë me median, prezantimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm të zyrave të prokurorive në Gjermani; komunikimi në raste krizash; bashkëpunimi me mediat dhe shoqërinë civile; bashkëpunimi me organet tjera si dhe trajtimi i çështjeve sensitive, si procedimet në ngarkim të të miturve, personave të famshëm, procedimeve tatimore, veprave penale seksuale, mbrojtja shtetërore, kriminalitetin e organizuar etj.

Zyrtarët gjerman nga sistemi i drejtësisë shprehën gatishmërinë që të mbështesin sistemin e drejtësisë në Kosovë, në shkëmbim të përvojave, përfshirë komunikimin me publikun./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.