RCCOLA

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi vizitoi Prokurorinë Themelore të Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit që udhëhiqet nga kryeprokurori Jetish Maloku. Gjatë këtij takimi u diskutua për arritjet dhe sukseset e kësaj Prokurorie dhe u konstatua se Prokuroria Themelore e Gjilanit ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës.

Në këtë takim është biseduar lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Strategjisë kundër korrupsionit dhe të arriturat e kësaj Prokurorie gjatë zbatimit.

UBT

Gjatë këtij takimi u diskutua për arritjet dhe sukseset e kësaj Prokurorie dhe u konstatua se Prokuroria Themelore e Gjilanit ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës.

Gjithashtu, të pranishmit kanë biseduar lidhur me ndryshimet e legjislacionit penal që janë duke u bërë nga grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit./rajonipress/