Kryendeshja pa fitues

Gjilan – Shënues: Ismet Caka ’52 – Florim Berbatovci ‘7. Gjilani: Drita – Prishtina 1:1 (0:1).
Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues:5000 . Gjyqtarë: Artan Hoxhaj, Mirsad Qehaja, Jakup Musolli. Kartoni i verdhë: Kurteshi, Ramushi, Rama, Sermaxhaj (Drita) – Krasniqi, Makolli, Ibrahimi (Prishtina).
Drita: Latifi, Osmani, Ahmeti, Caka, Syla (Morina), Rama, B. Shhabani, Sermaxhaj (Foniqi), Abazi (Isufi), Xh. Shabani, Ramushi.
Prishtina: Mushica, B. Krasniqi Ibrahimi, Kukaj, Makolli, D. Krasniqi, Ahmeti, Mazrekaj (Begolli), Malaj (Maliqi), Fazlija (Latifi), Berbatovci.
Kryendeshja e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet të parit dhe të dytit në tabelë ka përfunduar pa fitues, duke përfunduar ndeshje me rezultat 1:1. Intelektualët që në këtë ndeshje ishin mbledhur në një numër të madh, para dhe gjatë ndeshjes kanë përkrahur skuadrën e tyre, për të nxjerr rezultat të favorshëm për ekipin e tyre të zemrës.
Gjuajtja e parë në portën e mysafirëve është parë në minutën e 8, kur Xh. Shabani ka tentuar të shënoj, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Mushica.
Në minutën e 14, mysafirët arrin të shënojnë gol përmes sulmuesit Berbatovci, që nga afërsia ka shënuar, pasi gjendet bukur nga mesfushori Ahmeti, që si me dorë e ka gjetur sulmuesin prishtinas.
Dhjetë minuta më vonë Drita është dëmtuar për një penallti të pastër, pasi Sermaxhaj nga një pozitë ideale gjuan në drejtim të portës, por ishte një nga mbrojtësit mysafirë që ndal topin me dorë. Edhe përkundër protestimit të ashpër të futbollistëve vendas, gjyqtari nuk ndërroi mendjen.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit sulmojnë me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin dhe kjo ndodh në minutën e 50, kur pas harkimit milimetrik të Sermaxhajt, Cakaj shënon gol me kokë për të barazuar rezultatin dhe për ta ndezur atmosferën nga intelektualët që gjatë e kanë festuar këtë gol.
Pas barazimit, mysafirët fillojnë të marrin lojën në dorën e tyre, dhe dy herë kanë rrezikuar seriozisht portën e vendasve. Së pari Fazliu ka goditur nga 12-13 metra pranë portës, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, Ahmeti ka goditur tranverzalen pas harkimit nga goditja e dënimit, që bukur ka harkuar Krasniqi.
Thanë pas ndeshjes:
Arbnor Morina, trajner i Dritës: E rëndësishme është që nuk na munden lehtë siç kishin paralajmëruar dhe ne kemi mundur të fitojmë tri pikët. Gjyqtari ka dëmtuar dy skuadrat me disa vendime të çuditshme, e sidomos ne na dëmtoi për një penallti të pastër. Kemi numër të limituar të lojtarëve, por të gjithë sot meritojnë lëvdatë për angazhim.
Ejup Mehmeti, trajner i Prishtinës: Lojtarët treguan lojë të bukur, ku raste për shënim pati nga te dy anët. Me rezultatin jam i kënaqur, por edhe po të kishim fituar nuk do të ishte e pa merituar. Ishin shikuesit ata që i dhanë kësaj ndeshjeje një madhështi dhe është për çdo levdat animi nga dy tifozeritë./rajonipress/