Januzaj përfshihet në golin e parë, në fitoren e Las Palmas
Las Palmas ka shënuar fitore të rëndësishme të hënën mbrëma në La Liga të Spanjës.
Las Palmas mposhti në udhëtim Valencian me rezultatin 3:2, në kuadër të javës së dhjetë të elitës së futbollit spanjoll.
Adnan Januzaj u përfshi në golin e parë të Las Palmasit. Januzaj gjuajti, ndërsa Alex Munoz shënoi gol pas topit të kthyer nga portieri i Valencias.
Munoz shënoi golin e barazimit 1:1. Valencia luajti me një lojtarë më pak në fushë nga minuta e 70-të. Pepelu u ndëshkua me karton direkt të kuq.
Las Palmas në pjesën e dytë shënoi dy gola tjerë për fitoren e parë në edicionin aktual.
Januzaj u zëvendësua në minutën e 66-të.
Las Palmas zë vendin e parafundit me gjashtë pikë sa ka edhe Valencia në vendi ne fundit./GazetaExpress/