Fundamenti

Kryeministri thotë se Kosova është model për respektimin e të drejtave të njeriut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumëvjeçar, e dinë me mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut.

Mustafa, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Kosova është model për respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe për mbrojtjen kushtetuese e ligjore, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:

“Qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumëvjeçar, e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut.

ARKATANA

Republika e Kosovës sot, përbën modelin më afirmativ në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen kushtetuese e ligjore si dhe respektimin në praktikë të të drejtave të njeriut, në veçanti të kategorive tradicionalisht të diskriminuara.

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut shpreh krenarinë që Kosova është model i mirë, por edhe përkushtimin e Qeverisë për avancim të metejmë dhe eleminim të çdo forme të cenimit të të drejtave të njeriut në shtetin tonë.

Republika e Kosovës është e destinuar të jetë model suksesi dhe prijëse rajonale në këtë fushë dhe shumë aspekte të tjeta ku vijnë në shprehje vlerat më të larta të humanizmit”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.