RCCOLA

Kryeministri Thaçi po politizon gjithçka

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mosprania e liderit të LDK-së Isa Mustafa në takimin e së enjtes me Baroneshën Catherine Ashton, sipas Beqirit nuk ishte e qëllimshme. Ai ka thënë se askush nga LDK-ja nuk tentoi të hyjë në takim me Ashtonin në vend të Mustafës.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, rikonfirmon mbështetjen e partisë së tij për dialogun Prishtinë-Beograd, derisa ky dialog të jetë brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

RCCOLA

Në një intervistë për “Tribunën”, Beqiri ka thënë se për mungesën e Mustafës në takim me Ashtonin ishte njoftuar më parë shefi i Zyrës së BE-së Samuel Zbogar.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi për politizim të institucioneve të pavarura por është shprehur i bindur se LDK-ja do t’ia marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Beqiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që rastin e emërimit të Bedri Hamzës, guvernator të BQK-së, LDK-ja ta ngritë në Gjykatën Kushtetuese.