Fundamenti

Kryeministri: S’pajtohem me ata që thonë se gjithçka është e zezë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se s’pajtohet me konstatimet e deputetëve, analistëve e personave tjera, kur thonë se në Kosovë gjithçka është keq dhe e zezë.
Ka thënë se nuk është një gjë e tillë e vërtetë. Madje, ka thënë se ata që bëjnë konstatime të tilla kanë të ardhura dhe jetë që bëjnë sikur të jetonin në Gjermani.

“S’pajtohem me ata që thonë se ne jemi vendi me i korruptuiar, me i pazhvilluar. Nuk pajtohem me ata që bëjnë kësi konstatimesh. Kemi bërë përparime të hatashme pas çlirimit. Kemi rritje më të madhe krahasuar me vendet e rajonit”, ka thënë Kryeministri në konferencën e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me temën “Ambienti i Biznesit 2017”.

Ai ka thënë se krejt këto që kanë ndodhur në Kosovë janë falë bizneseve që kanë marrë riskun.

FIDANISHTJA

“Vendin nuk e respektojmë nëse themi se jemi vendi më i keq. Kemi rini të mrekullueshme. Kemi një diasporë të mrekullueshme”, ka shtuar ai.

“S’pajtohem me ata që dëshirojnë të nxijnë këtë vend. Krejt ata që flasin keq për Kosovës me ua pa të ardhurat s’i kanë më keq se në Gjermani dhe në vendet tjera”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.