Fundamenti

Kryeministri-opozitës: Po të ishit edhe ju në pushtet do ta pranonit AKS-në dhe Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kauzat e opozitës për kundërshtimin e dy marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, nuk janë kauza reale.

Ai ka thënë se çështja e demarkacionit nuk vërtetohet me deklarata politike, duke shtuar se me këto të fundit mund të rritet vetëm frustrimi dhe pakënaqësia e qytetarëve. Ndërsa, sa i përket çështjes së asociacionit, Mustafa ka thënë se kjo është çështje e përfunduar.

Sipas tij, Asociacioni është obligim ligjor që është trashëguar pasi që siç thotë Mustafa Gjykata ka thënë që asociacioni duhet të themelohet.

FITORJA

“Edhe po të vinte opozita, edhe Vetëvendosja në pushtet nuk kanë qare pa e zbatu atë ligj sepse duhet me zbatu ligjin ose duhet me shku në Kuvend edhe mi sguru 2/3 e votave në mënyrë që më zhbë”, ka deklaruar kryeministri Mustafa.

Sipas, kryeministrit Mustafa, opozita mund të bëj vërejtje, por asociacionin dhe demarkacionin do ta pranonin.

“Këta munden, opozita për arsye politike me bë vërejtje të tilla me i pranu ose mos me i pranu, por unë e garantoj edhe opozitën edhe qytetarët që nesër po të ishin ata në pushtet, do të jenë ata që të parët prapë do ta bënin edhe njërën edhe tjetrën “, ka thënë Mustafa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.